Për herë të parë, UEFA ka deleguar gjyqtarë të futbollit nga Kosova për ta drejtuar një ndeshje në fazën e “Play-Off”-it të Ligës së Konferencës.
Do të jetë Genc Nuza, ai, i cili do ta mbajë bilbilin në ndeshjen Strasbourg (Francë) – Brøndby (Danimarkë), që do të zhvillohet nesër mbrëma nga ora 20:00 në “Stade de la Meinau” në Strasbourg.
Nuza në këtë ndeshje do të asistohet nga Bujar Selimaj e Granit Hyseni, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Burim Jahmurataj.
E pesëshen kosovare në rolin e VAR-it do ta kompletojë Dardan Çaka.
“Delegimi i gjyqtarëve nga Kosova në një ndeshje kaq të rëndësishme dëshmon për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të tyre ndër vite, si dhe për besimin që UEFA ka në drejtësinë e ndarë prej tyre. FFK është e bindur se ata do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin tonë në arenën evropiane”, thuhet në njoftimi ne FFK-së. /Gazeta Express