Sulmuesi i Ballkanit, Valentin Serebe është shpallur “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës.
Serebe shënoi tregolësh ndaj Drenicës, në fitoren prej 3-0 të Ballkanit.
Kjo ndeshje u luajt në kuadër të xhiros së katërt në elitën e futbollit kosovar.
Pas marrjes së çmimit, Serebe u shpreh i lumtur për këtë vlerësim:
“Ndeshja kundër Drenicës ishte e vështirë, por falë Zotit arritëm të fitojmë. Përgatitjet kishin nisur që në fillim të javës dhe gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë, qoftë nga stafi, qoftë në aspektin taktik. Të gjithë dhamë maksimumin dhe arritëm qëllimin tonë – fitoren”.
Ai shtoi se skuadra tashmë është e përqendruar te ndeshjet e ardhshme:
“Do të punojmë edhe më shumë, sepse na presin muaj të vështirë. Qëllimi ynë është i qartë – të fitojmë çdo ndeshje dhe të mbyllim kampionatin si kampionë. Jam shumë i lumtur për këtë çmim dhe dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët, drejtuesit dhe tifozët tanë të mrekullueshëm për mbështetjen. Do të vazhdojmë të japim gjithmonë më të mirën.”
Serebe ka pesë gola deri më tani në Superligën e Kosovës këtë edicion dhe është top golashënues./GazetaExpress/