Për herë të dytë në dy ditë, ndërpritet ndeshja në Kupën e Botës për Klube - Gazeta Express
string(73) "per-here-te-dyte-ne-dy-dite-nderpritet-ndeshja-ne-kupen-e-botes-per-klube"

Sport

Gazeta Express

20/06/2025 20:04

Për herë të dytë në dy ditë, ndërpritet ndeshja në Kupën e Botës për Klube

Sport

Gazeta Express

20/06/2025 20:04

Ka ndodhur sërish. Një tjetër ndeshje në Botërorin e Klubeve është ndërprerë përkohësisht për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Benfica ishte në epërsi 1:0 ndaj ekipit amator Auckland City, kur vërshëllima e pjesës së parë sinjalizoi jo vetëm fundin e 45 minutave të para, por edhe një pauzë të papritur.

Ky nuk është rasti i vetëm. Vetëm një ditë më parë, për të njëjtën arsye, u ndërprenë edhe dy përballje të tjera të turneut: Palmeiras – Al Ahly në Neë Jersey dhe Mamelodi Sundoëns – Ulsan.

Goli i vetëm i takimit deri në ndërprerje u realizua nga Angel Di Maria, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e tetë shtesë të pjesës së parë.