string(93) "per-here-te-11-te-ne-rusi-xi-jinping-nis-viziten-kater-ditore-per-festimet-e-dites-se-fitores"

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 13:59

Për herë të 11-të në Rusi, Xi Jinping nis vizitën katër-ditore për festimet e Ditës së Fitores

Lajme

Gazeta Express

07/05/2025 13:59

Ndërsa Moska vazhdon të përballet me sulme nga dronët ukrainas, lideri kinez Xi Jinping ka nisur vizitën e tij katër-ditore në Rusi, ku do të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores dhe do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin.

Vizita e Xi, e cila vjen ndërsa Kina është e angazhuar në një luftë tregtare me ShBA-në dhe menjëherë pasi Ukraina e akuzoi Kinën për ndihmë të drejtpërdrejtë në pushtimin e Rusisë, nënvizon marrëdhënien e ngushtë që ai ka me presidentin rus.

The Guardian shkruan se kjo është vizita e 11-të e liderit kinez – më shumë se në çdo vend tjetër-  në Rusi, që kur është bërë president. Ndërkohë, ministria e jashtme ruse e përshkroi udhëtimin si “një nga ngjarjet qendrore në marrëdhëniet ruso-kineze këtë vit”.

Është bërë e ditur poashtu se Xi pritet të nënshkruajë marrëveshje të shumta bashkëpunimi, duke thelluar marrëdhënien “pa kufij” midis Kinës dhe Rusisë. Ndër të tjera raportohet se do të diskutohet gjithashtu për tubacionin e planifikuar të gazit “Fuqia e Siberisë 2”, i cili mund të transportojë 50 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia në Kinë.  

Që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, tregtia dypalëshe midis Kinës dhe Rusisë ka arritur nivele rekord, duke i siguruar Moskës një litar shpëtimi ekonomik në një kohë kur vendet perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj saj. Tregtia mes vendeve ka arritur në 245 miliardë dollarë në vitin 2024, 66% më shumë se në vitin 2021.

Kujtojmë se në raport me luftën e Rusisë në Ukrainë, Kina pohon se është palë neutrale dhe se mbështetë një zgjidhje paqësore, megjithatë në muajt e fundit, Kievi është bërë gjithnjë e më i hapur për atë që e quan ndihmë të drejtpërdrejtë të Kinës për përpjekjet e luftës të Moskës.