Nga janari deri në qershor 776 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK). Sipas të dhënave të ASK-së vetëm në muajin qershor janë 135 raste të shkurorëzimeve në Kosovë. E që krahasuar me një muaj më parë, muajin maj ka një rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuara për 19 për qind.
“Sa i përket shkurorëzimeve të ndodhura në Kosovë për muajin qershor janë 135 raste, krahasuar me muajin maj kemi rritje të numrit të çifteve të shkurorëzuarve për (19 %)”, thuhet në raportin e ASK-së.
E Peja mbetet komuna me numrin më të madh të shkurorëzimeve. Prej 135 rasteve të shkurorëzimeve në qershor, Peja prin me 17 raste. Pasuar nga Prizreni me 14 raste dhe Ferizaji me 13 raste.