Për dy muaj, pak mbi gjysma e deputetëve shpenzuan 4 mijë € mbushje telefoni - Gazeta Express
string(75) "per-dy-muaj-pak-mbi-gjysma-e-deputeteve-shpenzuan-4-mije-e-mbushje-telefoni"

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 7:20

Për dy muaj, pak mbi gjysma e deputetëve shpenzuan 4 mijë € mbushje telefoni

Lajme

Gazeta Express

16/07/2025 7:20

Gati 4 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës mbushjet e telefonit për një pjesë të deputetëve gjatë muajve maj dhe qershor.

Nga të dhënat e siguruara nga Kuvendi figuron se 1.860 euro janë shpenzuar në maj për 62 deputetë, derisa 2.130 euro për 71 deputetë gjatë muajit qershor. 

Secili prej këtyre deputetëve gjatë këtyre dy muajve ka marrë mbushje telefoni nga 30 euro në muaj.

Në listën e deputetëve që kanë marrë mbushje figurojnë ligjvënës të Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Listës Serbe, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës e komuniteteve joserbe.

Të martën janë bërë tre muaj nga koha kur ka nisur seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë, por që ka dështuar për të 47-n herë me radhë. 

Në këto seanca, të mbajtura çdo 48 orë, deputetët kanë pasur punë mesatarisht rreth 5 minuta.

Shpenzimet e tilla për mbushje telefoni, por edhe të tjera përfitime që gëzojnë deputetët, sipas Naim Jakajt, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi, janë të paarsyeshme.

Sipas tij, me konstituimin e Kuvendit udhëheqja e re do të duhej të shqyrtonte benefitet që marrin.

“Nuk është në rregull që një deputet i Kuvendit të Kosovës t`i marrë 30 euro në muaj kur tashmë operatorët telefonikë kanë kaluar në pako, të cilët munden me përgjysmim të saj t`i marrin shërbimet e njëjta me shumën të cilën ata e marrin. Do të duhej me racionalizu në mënyrë që mos me u dëmtu buxheti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Jakaj.

Jakaj ka thënë se ulja e shpenzimeve do të duhej të bëhej edhe në raport me situatën socio-ekonomike në vend e duke pasur parasysh trajtimin jo të barabartë me shërbyesit e tjerë shtetërorë.

“Jo që ka dallim në trajtim në raport me qindra mijëra shërbyesit civilë në ndërkohë edhe mbushjet elektronike edhe shpenzimet e udhëtimit në rast se i merr një deputet e nuk i merr një zyrtar publik, i cili është në Han të Elezit ose është në Dragash e vjen punon në ndonjë ministri të Kosovës, por mbushje nuk merr edhe nuk merr mëditje edhe nuk merr derivate që ai të vijë deri këtu. Ai duhet me pagu biletën e udhëtimit, edhe derivatet me i pagu ose të vijë në mënyrë kolektive me autobus që të vijë në orar të punës”, ka theksuar Jakaj.

KOHA javë më parë ka raportuar se si vetëm për një muaj pagat e 103 ligjvënësve i kushtuan buxhetit të shtetit afër 200 mijë euro.

Pos pagës e mbushjeve të telefonit, deputetët gëzojnë të drejtën edhe të angazhimit të asistentit personal, paga bruto e së cilit është 900 euro.