Dyshja e këngëtarëve Donjeta dhe Ard Gashi kanë lansuar këngën “Për dashni” gjatë ditës së sotme
Kënga i këndon dashurisë dhe është një këngë që më shumë gjasë do të shndërrohet në një himn të muzikës popullore që do të këndohen gjatë kësaj vere.
Këtë këngë, Ard Gashi e kishte paralajmëruar ditë më parë në emisionin Canape në T7, madje e kishte kënduar një pjesë të këngës në studio live.
Kënga mban për autor të muzikës dhe prodhimit Bini Diez derisa tekstin e këngës e ka shkruar Donjeta. /GazetaExpress/