Për çka u sanksionua nga SHBA-ja ish-gjyqtari i Gjykatës Speciale? - Gazeta Express
string(65) "per-cka-u-sanksionua-nga-shba-ja-ish-gjyqtari-i-gjykates-speciale"

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 6:59

Për çka u sanksionua nga SHBA-ja ish-gjyqtari i Gjykatës Speciale?

Lajme

Gazeta Express

21/08/2025 6:59

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin e Thaçit, e që aktualisht shërben në Divizionin e Gjykimeve në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

Sipas Departamentit të Shtetit, Guillou ka marrë vendim për të autorizuar lëshimin e urdhrave të arrestit ndërkombëtar ndaj Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant – veprim për të cilin ai tani është shpallur nën sanksione.

Këto masa nënkuptojnë se çdo pasuri e Guillou që ndodhet në SHBA ose kontrollohet nga persona amerikanë është bllokuar. Po ashtu, ndalohet çdo transaksion financiar apo marrëdhënie tregtare me të.

Departamenti i Shtetit theksoi se ky vendim është pjesë e përpjekjes për të “imponuar pasoja të prekshme ndaj zyrtarëve të ICC-së që ndërmarrin veprime të paligjshme kundër aleatëve të SHBA-së”.