Në Pressing në T7 është duke u debatuar për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve që mbahen nesër.
Gjatë diskutimit, analistët Dukagjin Gorani dhe Berat Buzhala kanë debatuar për përfaqësimin medial të kandidatëve në studiot televizive.
‘’Duhet me pranu që idetë, koncepti, projekti nuk lun shumë peshë. Ju po thoni që projekti, plani e idetë janë tepër të rëndësishme. Nëse idetë, projektet janë të rëndësishme ajo ish deshtë me u reflektu në vëmendjen publike dhe mediale, sidomos mediale që i jepet kandidatëve. Nëse vëmendja e kandidatëve nga ana e mediave reduktohet veç në partitë që kanë meshkuj më shumë, e ajo është një fakt shoqëror, atëherë së paku nuk kemi nevojë me i përmend idetë edhe projektet si të rëndësishme. Ky është vend ku sasia, masa ose numri i bandës është i vetmi që është vendimtar’’, ka thënë Gorani.
Këtu ka reaguar Buzhala.
‘‘Besën e pash ma herët në RTK, pat hapësirë veç ajo ke me Fitoren. Dug 10 televizione janë, s’i kemi lanë vend kund kandidatëve. Për çdo natë të zotit i kemi pa këta njerëz, kërkush s’ka hjek keq’’, ka thënë ai.
Gorani: A ke fol ti me ta, me kandidatë?
Berati: I kam pa – A ke fol ti?
Gorani: Unë kam fol me dy kandidatë, me Besa Shahinin. Me ka thanë që ‘’jam e papërfaqësuar dhe e paftuar’’. Unë së paku kam fol me dikë.