Për borxhin e parkingut prej 50 denarësh, qytetari paguan 15.000 denarë, kjo ndodhë në Maqedoninë e Veriut! - Gazeta Express
string(104) "per-borxhin-e-parkingut-prej-50-denaresh-qytetari-paguan-15-000-denare-kjo-ndodhe-ne-maqedonine-e-veriut"

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 10:51

Për borxhin e parkingut prej 50 denarësh, qytetari paguan 15.000 denarë, kjo ndodhë në Maqedoninë e Veriut!

Maqedoni

Gazeta Express

26/02/2026 10:51

Sistemi i përmbarimit në Maqedoninë e Veriut vazhdon të prodhojë shpenzime joproporcionale për qytetarët. Rasti i fundit i denoncuar nga Konfederata e Sindikatave të Lira (KSOM) tregon se si një borxh minimal prej 50 denarësh për shërbime të parkingu, është fryrë deri në 15.000 denarë pas kalimit nëpër hallkat e sistemit juridik.

Sipas kryetarit të KSOM-it, Marjan Ristevski, kjo rritje drastike vjen si pasojë e tarifave të akumuluara nga palët e përfshira në procesin e arkëtimit të detyrueshëm:

Shërbimet e avokatit: 6.000 denarë (angazhuar nga ndërmarrja publike).

Kostot e noterit: 4.000 denarë.

Tarifat e përmbarimit: Pjesa mbetur e borxhit total.

“Është absurde dhe e papranueshme që për një borxh fillestar prej 50 denarësh, qytetari të paguajë 15.000 denarë. Ky sistem nuk po shërben për drejtësi, por për rëndimin e buxhetit të qytetarëve,” deklaroi Ristevski.

Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë mbron efikasitetin e sistemit aktual dhe propozon ndryshime ligjore që synojnë të saktësojnë paqartësitë ekzistuese dhe të përshpejtojnë qarkullimin e mjeteve në ekonomi. Megjithatë, për përfaqësuesit e sindikatave, ky Propozim-ligj nuk ofron zgjidhje për problemet thelbësore, por thjesht bën një “grim” të gjendjes aktuale pa prekur lidhjen mes avokatëve, noterëve dhe përmbaruesve. Kritika kryesore mbetet te fakti se ligji i ri dështon në vendosjen e një raporti të drejtë mes borxhit bazë dhe shpenzimeve të procedurës, duke e lënë qytetarin të pambrojtur ndaj tarifave që tejkalojnë qindra herë vlerën e vetë borxhit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement