Për ata që flejnë gjatë ditës, ka një lajm të mirë - Gazeta Express
string(49) "per-ata-qe-flejne-gjate-diten-ka-nje-lajm-te-mire"

Gazeta Express

03/07/2020 16:00

Për ata që flejnë gjatë ditës, ka një lajm të mirë

Gazeta Express

03/07/2020 16:00

Për të gjithë fansat e gjumit të ditës, ka një lajm të mirë. Të dremisësh në drekë një ose dy herë gjatë javës ul rrezikun nga sëmundjet e zemrës.  Shkencëtarë nga Universiteti Spitalor i  Lausanne, Zvicër arritën në përfundimin se ka një lidhje mes gjumit të ditës dhe komplikimeve të zemrës.

Sipas tyre, nëse flini 1 ose 2 herë në javë nga 5 minuta deri në 1 orë, keni 48% shanse më pak të vuani nga një atak i papritur zemre, krahasuar me ata që nuk flenë fare.

Lexo Edhe:

Ndonëse për këtë studim ka ende diskutime, njerëzit duhet të kenë parasysh që dremitja nuk do t’i shpëtojë nga sëmundjet dhe komplikimet kardiake, por është një stil i mirë jetesë që ul rrezikun e tyre.

Tani për tani, kujdesuni për regjimin e gjumit të natës, dietave ushqimore dhe aktivitetit fizik./Gazeta Express