Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 42 aktakuza kundër 59 personave për vepra të ndryshme penale dhe se për 48 orë janë ndaluar 29 persona, si dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e paraburgimit për një person.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepër penale, si dhe ka ngritur njëzet e dy (22) aktakuza kundër tridhjetë e dy (32) persona për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, nëntëmbëdhjetë (19) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve .
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.
aaaaa