Për 18 vjet u mbajt i lidhur me zinxhir në shtëpi, shteti e merr nën kujdes 35-vjeçarin nga Kaçaniku - Gazeta Express
string(99) "per-18-vite-u-mbajt-i-lidhur-me-zinxhir-ne-shtepi-shteti-e-merr-nen-kujdes-35-vjecarin-nga-kacaniku"

Për 18 vjet u mbajt i lidhur me zinxhir në shtëpi, shteti e merr nën kujdes 35-vjeçarin nga Kaçaniku

Gazeta Express

06/12/2019 9:07

Familja Dullovi nga fshati Vataj i Kaçanikut, është në hall të madh me djalin e saj 35 vjeç, Minir Dullovi.

Familja po e mban të lidhur me zinxhir në një dhomë Minirin, për shkak se ai është i sëmur mendërisht pas luftës në Kosovë, ku pa disa masakra që kryen kriminelët serbë në atë pjesë të Kosovës.

Lexo Edhe:

Ai po mbahet lidhur në dhomën e tij që 18 vjet, dera i hapet vetëm kur t’i jepet bukë dhe cigare.

Por, pa kaluar as 24 orë nga kronika e Klan Kosovës, 35-vjeçari Minir Dullova nga Kaçaniku, është dërguar në Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime.

Familjarët u gëzuan shumë, derisa thanë se tani e tutje do të jenë më të lehtësuar.

Shteti e merr nën kujdes Dullovin, pas kronikës në Klan Kosova – 05.12.2019 – Klan Kosova