string(64) "peqin-flete-votimi-te-falsifikuara-ne-hetim-pronari-i-nje-lokali"

Shqiperi

Gazeta Express

23/05/2025 14:01

Peqin – Fletë votimi të falsifikuara, në hetim pronari i një lokali

Shqiperi

Gazeta Express

23/05/2025 14:01

Policia e Peqinit pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike në ditë më parë se në një lokal në fshatin Pekisht ishin gjetur disa materiale të dyshuara zgjedhore, kanë kryer kontrolle me qëllim verifikimin e rastit.

Sipas policisë “gjatë veprimeve të kryera në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në lokalin e shtetasit D. B., janë gjetur dhe sekuestruar 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara, të dyshuara të falsifikuara, si dhe një listë emërore e zgjedhësve”.

Gjithashtu, policia njoftoi se ka sekuestruar portofoli i shtetasit D. B., me 280 000 lekë.

“Më tej, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. B., janë gjetur një pushkë e vjetër trofe dhe një pistoletë zhurmuese (sportive)”, njoftoi policia.

Sipas policisë “në vijim të veprimeve për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., për veprat penale “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive””.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.