Pep Guardiola, ëndrra e madhe e Italisë për trajner - Gazeta Express
string(50) "pep-guardiola-endrra-e-madhe-e-italise-per-trajner"

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 22:33

Pep Guardiola, ëndrra e madhe e Italisë për trajner

Futboll

Gazeta Express

02/04/2026 22:33

Një emër i bujshëm dhe mjaft i guximshëm është hedhur për stolin e kombëtares italiane: Pep Guardiola, i cili pritet të largohet nga Manchester City në fund të sezonit dhe ka një lidhje të fortë me futbollin italian.

Situata në Federatën e Futbollit Italian (FIGC) është në ndryshim të madh pas dështimit për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.

Gennaro Gattuso pritet të largohet, ndërsa Gabriele Gravina dhe Gianluigi Buffon tashmë kanë dhënë dorëheqje.

Deri tani janë përmendur disa kandidatë si Massimiliano Allegri, Roberto Mancini dhe Antonio Conte, por sipas “Gazzetta dello Sport”, në skenë mund të futet edhe Guardiola.

Spanjolli është në krye të Manchester Cityt që nga viti 2016 dhe më parë ka pasur suksese të mëdha me Barcelonën dhe Bayern Munichun.

Emërimi i tij do të ishte një sfidë interesante, pasi stili i tij i lojës shpesh shihet si i kundërt me traditën e “Calcio”.

Megjithatë, Guardiola nuk është i huaj për Italinë. Ai ka luajtur në Brescia dhe Roma, flet shumë mirë italisht dhe shpesh kthehet në Itali.

Ai gjithashtu ka shprehur shpesh admirim për trajnerë italianë si Gian Piero Gasperini dhe Maurizio Sarri.

Hera e fundit që Italia kishte një trajner të huaj ishte Helenio Herrera, i cili ndau rolin për një periudhë shumë të shkurtër në vitet ’60 me Giulio Valcareggi.

Duke parë që Carlo Ancelotti mund të largohet nga Real Madrid për të marrë drejtimin e Brazilit, ideja që Guardiola të marrë drejtimin e Italisë nuk duket më aq e pamundur sa mund të dukej më parë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement