Shefi i politikave në Pentagon, Elbridge Colby, u ka thënë ministrave të mbrojtjes të vendeve evropiane të NATO-s se duhet t’i fuqizojnë kapacitetet e tyre luftarake dhe ta marrin timonin e mbrojtjes së kontinentit nga kërcënimi rus.
Nënsekretari me ndikim, i dërguar nga Shtëpia e Bardhë për ta zëvendësuar shefin e tij, Pete Hegseth, tha se Shtetet e Bashkuara do t’i pakësojnë forcat konvencionale në Evropë, por këmbënguli se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake, raporton gazeta “The Guardian”.
Verën e kaluar, vendet evropiane të NATO-s u pajtuan që t’i rrisnin shpenzimet e mbrojtjes në 3,5 për qind të prodhimit vendës bruto deri më 2035 për ta arritur nivelin e Shteteve të Bashkuara, por nuk është e qartë se çfarë do të nënkuptojë në praktikë kjo rritje e militarizimit.
Komentet e Colby-t u bënë prapa dyerve të mbyllura në një fjalim të shkurtër para 31 vendeve të NATO-s, në fillim të një takimi të ministrave të mbrojtjes në Bruksel.