Pentagoni amerikan planifikon të nis prodhimin e dronit kamikaz “Lucas” të përdorur gjatë sulmeve në Iran - Gazeta Express
string(103) "pentagoni-amerikan-planifikon-te-nis-prodhimin-e-dronit-kamikaz-lucas-te-perdorur-gjate-sulmeve-ne-iran"

Gazeta Express

17/03/2026 23:41

Pentagoni amerikan planifikon të nis prodhimin e dronit kamikaz “Lucas” të përdorur gjatë sulmeve në Iran

Gazeta Express

17/03/2026 23:41

Pentagoni po planifikon të nisë prodhimin masiv të dronit kamikaz “Lucas”, i përdorur së fundmi nga ushtria amerikane kundër objektivave në Iran, raportoi Wall Street Journal.

Droni “Lucas” është projektuar duke u bazuar në modelin e dronëve iranianë “Shahed”, të cilët janë përdorur më parë kundër vendeve të rajonit pas sulmeve të udhëhequra nga SHBA dhe Izraeli.

Shtetet e Bashkuara filluan të përdorin dronët “Lucas” në Lindjen e Mesme që nga fundi i vitit të kaluar.

Emil Michael, nënsekretar i Kërkimit dhe Inxhinierisë në Pentagon, tha për WSJ gjatë një konference industriale se dronët “kanë funksionuar shumë mirë deri tani dhe kanë treguar se janë një mjet i dobishëm në arsenalin e ushtrisë”. Ai shtoi se ushtria vazhdon të përmirësojë teknologjinë për prodhim masiv, ka transmetuar Panorama.

Kompania prodhuese SpektreWorks ka prodhuar “dhjetëra” dronë, por ushtria nuk ka zbuluar se sa janë përdorur deri tani në operacione luftarake.

Advertisement
Advertisement
Advertisement