Pensionistët në Kukës thirrje qeverisë: Nuk i dilet me maska, i thonë 30 mijë lekë në muaj - Gazeta Express
string(88) "pensionistet-ne-kukes-thirrje-qeverise-nuk-i-dilet-me-maska-i-thone-30-mije-leke-ne-muaj"

Gazeta Express

21/10/2020 20:23

Pensionistët në Kukës thirrje qeverisë: Nuk i dilet me maska, i thonë 30 mijë lekë në muaj

Gazeta Express

21/10/2020 20:23

Pensionistët kuksianë e kanë të pamundur financiarisht t’i mbajnë vetëm 1  ditë maskat një përdorimshe.

“Nuk kemi mundësi të blemë maske çdo ditë, këtë që kam e mbaj 2-3 ditë, pensionistë jemi nuk arrijmë dot.

Lexo Edhe:

“Do ta lajmë 2-3 herë ne dite dhe ta kapërcejmë”, shprehen ato.

Zgjidhjen e presin nga shteti.

“Shteti të japë maskën falas nëse do të mbrojë shëndetin e popullit.

“Me pas mundësi me shtu lekët për popullin bën mirë.

“Ne një familje ku janë 5-6 veta llogarit se sa para duhet te japësh dhe është një përdorimshe duhet ta heqësh. Llogarite vete se sa kushton”.

 “I thonë 30 mijë lek në muaj sa është mundësia për pensionet hiqi 30 mijë lek, shto dhe ilaçet mundësia është shumën e vogël”, shprehen disa nga të moshuarit.

Pavarësisht vështirësive ekonomike, në qytetin verilindor, shumica e qytetarëve janë korrekt me mbajtjen e maskës në ambientet e hapura, por ka dhe nga ata që gjoba nuk i tremb për të vendosur maskën.

Ndërsa të shumta janë edhe patrullat e policisë të cilët kanë ndaluar “të pabindurit” për të ekzekutuar gjobën  që varion nga 3 deri në 5 mijë lekë./reportv