Pensionimi e mungesa e mjekëve, sfidë për shëndetësinë në Kosovë


Gazeta Express
28 Janar 2020 9:12

Edhe gjatë vitit 2020 mungesa e punëtorëve shëndetësorë do të jetë sfidë e institucioneve publike shëndetësore në vend. Pensionimi i mjekëve dhe ikja e tyre nga Kosova do ta vështirësojë edhe më shumë dhënien e shërbimeve shëndetësore.

Institucionet publike shëndetësore në vend edhe këtë vit kanë vazhduar punën me mungesë të stafit mjekësor e me mungesë të infermierëve. Mungesa e punëtorëve shëndetësorë është thënë se po ua vështirëson atyre dhënien e shërbimeve sa më cilësore për pacientët.

E ajo që po e rëndon edhe më shumë gjendjen, sa i përket stafit mjekësor, është pensionimi i një numri të madh të mjekëve.

Edhe këtë vit nga këto institucione shëndetësore është thënë se ka mjekë, të cilët do të pensionohen, gjë që do ta shtojë edhe më shumë nevojën për mjekë të rinj./zeri/

Te fundit


Kthehu lart