Pengoi zyrtarin policor në kryerje të detyrës, arrestohet e dyshuara në Lipjan - Gazeta Express
string(77) "pengoi-zyrtarin-policor-ne-kryerje-te-detyres-arrestohet-e-dyshuara-ne-lipjan"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 8:38

Pengoi zyrtarin policor në kryerje të detyrës, arrestohet e dyshuara në Lipjan

Lajme

Gazeta Express

08/04/2025 8:38

Është arrestuar një grua në Lipjan, pasi e njëjta ka penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, rasti ka ndodhur të hënën, rreth orës 09:30.

“Lipjan / 07.04.2025 – 09:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që ka kryer veprën e lartcekur duke penguar zyrtarin policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Advertisement
Advertisement
Advertisement