Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm - Gazeta Express
string(72) "peng-i-prokurimit-15-fshatra-te-dragashit-qe-pese-vjet-pa-uje-te-pijshem"

Gazeta Express

02/07/2020 16:56

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Gazeta Express

02/07/2020 16:56

Banorët e 15 fshatrave të Komunës së Dragashit po vazhdojnë të kenë sfidë furnizimin me ujë të pijshëm. Përkundër që ka pesë vjet që është shpallur tenderi për ujësjellësin, “lojërat e pingpongut” mes komunës dhe OSHP-së ka bërë që ky projekt të zvarritet.

Në një konferencë për media, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) dhe organizata jo-qeveritare INPO kanë vënë në pah shkeljet e ndërsjella ndërmjet dy institucioneve.

Lexo Edhe:

Drejtoresha e INPO-së, Albulena Nrecaj duke folur për shkeljet ligjore ndërmjet komunës së Dragashit dhe OSHP-së, tha se qytetarët janë ata që po humbin më shumë.

Ndërsa, Mirvet Thaçi nga IDK-ja tha se lufta për tenderin të ujësjellësit në komunën e Dragashit tashmë ka kaluar në organet e drejtësisë.