Pendohet ylli i Liverpoolit: E teprova me lojtarin më të mirë në histori - Gazeta Express
string(71) "pendohet-ylli-i-liverpoolit-e-teprova-me-lojtarin-me-te-mire-ne-histori"

Gazeta Express

23/02/2020 14:13

Pendohet ylli i Liverpoolit: E teprova me lojtarin më të mirë në histori

Gazeta Express

23/02/2020 14:13

Ylli i Liverpoolit, Andy Robertson, e ka pranuar se pendohet që u përlesh me Lionel Messin në minutën e parë të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale në sezonin e kaluar të Ligës së Kampionëve në Anfield.

Duke qenë se e kishin humbur 3:0 ndeshjen e parë në Camp Nou, të kuqtë u futen në fushën e vet në ndeshjen e kthimit me një qasje të egërsuar për ta përmbysur rezultatin, transmeton Gazeta Express.

Dhe kështu bënë, duke dalë fitimtar 4:0 në njërën prej netëve më madhështore në futbollin evropian.

Robertson dhe Fabinho bënë ndërhyrje ndaj sulmuesit argjentinas buzë zonës së Liverpoolit, dhe meqë loja kishte vazhduar pasi gjyqtari e kishte vlerësuar ndërhyrjen e tyre si të drejtë, mbrojtësi i majtë e kapi për flokëve dhe më pas e shtyu yllin e Barçës.

Por Robertson thotë te jetë penduar thellësisht për këtë sjellje.

“Kur i kujtoj këto gjëra, nuk pendohem për asgjë sepse ndiej sikur çdo gjë që të bën ky që je është përvojë”, tha 25-vjeçari Robertson.

“Por e kujtoj një moment me Messin si pendesën e vetme që e kam. Nuk më pëlqen ta shoh çfarë kam bërë. Kur e pashë çfarë kisha bërë, u zhgënjeva tej mase. Ta bësh atë ndaj lojtarit më të mirë që ka luajtur këtë lojë…”, shtoi ai.

“Pendohem për këtë. Sepse nuk jam i tillë si person. Nuk është personaliteti im. Ama atë natë ndodhën shumë gjëra”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement