Pendarovski: Në historinë e shtetit presidenti nuk është zgjedhur pa mbështetje të dy blloqeve të mëdha - Gazeta Express
string(102) "pendarovski-ne-historine-e-shtetit-presidenti-nuk-eshte-zgjedhur-pa-mbeshtetje-te-dy-blloqeve-te-medha"

Pendarovski: Në historinë e shtetit presidenti nuk është zgjedhur pa mbështetje të dy blloqeve të mëdha

Gazeta Express

21/02/2020 20:22

Në historinë e shtetit presidenti nuk është zgjedhur pa mbështetjen e cilitdo nga dy blloqet e mëdha, tha presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për televizionin Kanal 5.

Potencoi se do t’i përmbahet Kushtetutës dhe ligjeve dhe nuk ka për qëllim të bëj kompromis me atë që quhet shtet ligjor dhe sundim të së drejtës.

Lexo Edhe:

Duke u përgjigjur në pyetjen se a ndjen njëfarë borxhi drejtë LSDM-së dhe BDI-së, Pendarovski është i vendosur se nuk ka kurrfarë borxhesh për të kthyer.

“Në kuptim politik nëse nuk punojnë për të mirën e qytetarëve, unë nuk jam me ata dhe këtë në disa raste e tregova”, tha mes tjerash Pendarovski.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Pendarovski theksoi se do t’ia japë mandatin atij që do ta bindë ose do t’i jap garanci në formën e nënshkrimeve se ka 61 deputetë.

Pendarovski tha se në takimin e liderëve te ai, ishin marrë vesh vetëm për 12 prillin për zgjedhjet, por jo edhe shtyrjen e shpërndarjes së Kuvendit. Megjithatë, siç tha, edhe me shpërndarjen e Kuvendit më 16 shkurt, KSHZ-ja ka kohë të mjaftueshme që t’i organizojë zgjedhjet.

Qëndrimi i shefit të shtetit ishte se nuk do të ishte mirë që 12 prilli të shtyhet si datë e zgjedhjeve.

Pendarovski tha se nuk do të dëshironte të kemi model të tillë parazgjedhor të Qeverisë teknike, por, theksoi ky është modeli më i përshtatshëm për ne.

Në pyetjen se si e vlerëson funksionalitetin e Qeverisë teknike, Pendarovski nënvizoi se mosbesimi mes dy blloqeve politike është aq i madh që mendoj, tha, se ky është më i miri nga modelet e këqija të bashkëpunimit mes subjekteve politike para zgjedhjeve.

“Niveli i mosbesimit ndërmjet subjekteve politike është më i madh, supozoj se është në nivelin e lidershipit, shumë më i madh nga niveli mesatar i mosbesimit ndërmjet qytetarëve të cilët janë përcaktuar politikisht”, tha shefi i shtetit Pendarovski.

Për Ligjin për PP-në dhe mënyrën në të cilën ishte miratuar në Kuvend, Pendarovski tha se mund t’i nënshkruajë ligjet pasi janë votuar edhe kur Kuvendi është i shpërndarë.

Pendarovski theksoi se sipas informacioneve të tij thelbi prej 80 për qind i Ligjit për PP-në ishte bërë nga ana e ekspertëve të huaj.

“Them se do të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në edhe pa e miratuar Ligjin për PP-në, por mirë është që e kemi”, tha mes tjerash Pendarovski në emisionin “Samo intevju” në Kanal 5.

A.SH.