Pendarovski: Edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor meritojnë të jenë pjesë e BE-së - Gazeta Express
string(81) "pendarovski-edhe-qytetaret-e-ballkanit-perendimor-meritojne-te-jene-pjese-e-be-se"

Pendarovski: Edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor meritojnë të jenë pjesë e BE-së

Gazeta Express

06/12/2019 13:19

Bashkimi Evropian nuk guxon t’i harrojë vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse edhe qytetarët e atyre shteteve meritojnë  kushte më të mira  dhe standart më të lartë jetësor, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalim në panelin “Zgjerimi i BE-së – premtim i paplotësuar – çka tani?” në suaza të konferencës “Dialogjet ballkanike”, që mbahet  në kryeqytetin gjerman Berlin.

“Do të dëshiroja të përkujtoj se  nga gjashtë vendet e rajonit, Mali i Zi dhe Serbia tashmë me vite, përkatësisht shumë gjatë, negociojnë, dy vende, përkatësisht Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me vite prapa presin të marrin datë për fillim të negociatave, ndërsa dy të tjerat Bosnja e Hercegovinën dhe Kosovën, askush nuk i përmend”, theksoi presidenti Pendarovski.

Lexo Edhe:

Sipas tij për këto arsye qytetarët e vendeve të rajonit  ngadalë fillojnë të humbin shpresë se do t’i ndjejmë  përfitimet dhe vlerat e anëtarësimit në Union.

“Ata dyshohen se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të jetë në situatë të njëjtë siç  është Turqia”, shtoi Pendarovski.

Siç kumtoi kabineti i tij, Pendarovski në fjalim e përsëriti qëndrimin se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk është kundër metodologjisë së re  për zgjerimin e Bashkimit Evropian, as nuk është kundër kthyeshmërisë së procesit  nëse një vend  dukshëm ngec gjatë negociatave me Unionin.

Pendarovski theksoi se Bashkimi Evropian  nuk i nevojitet vendit tonë  vetëm për shkak të qasjes  drejt tregut të përbashkët, por para se gjithash për shkak të vlerave politike dhe demokratike të cilat i ka  dhe të cilat praktikohen  në vendet-anëtare të BE-së.

“Vlerat e njëjta, për fat të keq,  nuk janë në nivel të kënaqshëm, as në Maqedoninë e Veriut, as në vendet tjera të rajonit  të Ballkanit Perëndimor”, përfundoi Pendarovski.

Në lidhje me bisedat mes Serbisë dhe Kosovës, presidenti Pendarovski theksoi se pret kjo çështje të mbyllet  me “involvim aktiv të miqve tanë perëndimor, përkatësisht  SHBA-ja dhe BE-ja”, citohet në kumtesë.