Pendarovski dhe Bytyqi biseduan për prioritetet ekonomike dhe sfidat e pandemisë - Gazeta Express

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 17:43

Pendarovski dhe Bytyqi biseduan për prioritetet ekonomike dhe sfidat e pandemisë

Ballina

Gazeta Express

30/11/2020 17:43

Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi i cili në takim ka informuar për prioritetet e ekonomike të shtetit për periudhën e ardhshme, ndërsa të cilat duhet të sigurojnë rritje ekonomike të përshpejtuar dhe të qëndrueshme, standard më të lartë jetese dhe cilësi jetese për qytetarët, në kushte të pandemisë të shkaktuar nga Kovid-19.

Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, bashkëbiseduesit konstatuan se, si kudo në botë, ashtu edhe tek ne, të mëdha janë sfidat me të cilat përballen ekonomia dhe qytetarët, ndërsa të cilat janë pasojë e krizës socio-konomike nga Kovid-19.

Zëvendëskryeministri Bytyqi, shtohet, theksoi se politikat e Qeverisë për ekonominë e re zhvillimore janë të dimensionuara dhe të projektuara mirë për t’iu përgjigjur nevojave reale të shtetit, ekonomisë dhe qytetarëve. Ai theksoi se me investimet në ekonomi, si një prej prioriteteve tona të larta të Qeverisë, do të sigurohet konsolidim më i shpejtë i shoqërisë, si edhe rritje dhe zhvillim më i shpejtë dhe i qëndrueshëm.

Në takim, është folur edhe për buxhetin për vitin 2021 dhe mjetet e planifikuara për masat e ardhshme për përballjen me krizën e koronavirusit, ndërsa në drejtim të mbështetjes së ekonomisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, si edhe për masat ekonomike në Qeveri për përballjen me krizën e Kovid-19, qëndron në kumtesë.