Pendarovski: Borisov dhe Tipras na shpëtuan nga izolimi ndërkombëtar


Gazeta Express
1 Dhjetor 2019 14:38

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson lartë rolin e Bullgarisë dhe Greqisë për të nxjerrë vendin nga izolimi ndërkombëtar në të cilin e kishte zhytur, siç thotë ai, regjimi i Nikolla Gruevskit. Në një intervistë për agjencia bullgare “Bgnes”, Pendarovski thotë se në atë periudhë ishte përdorur propagandë antibullgare dhe me qëllim ishte lënë pas dorë zhvillimi i infrastrukturës mes dy vendeve.

“Nuk është i tepërt kualifikimi që bën shpesh Zoran Zaev për rolin e Boyko Borissovit dhe qeverisë aktuale bullgare kur thotë se bashkë me Tiprasin, ata, bashkë me fuqinë e brendshme këtu, ndihmuan të dalim më shpejt nga izolimi ndërkombëtar… Ne sapo kishim dalë nga një regjim autokrat i Nikolla Gruevskit i cili nuk ishte vetëm anti-perëndimor, por edhe anti-shqiptar dhe anti-bullgar. Ai ishte devijimi më i madh historik që lideri i VMRO-së historike ta ketë më të afërt Beogradin se Sofjen”-tha Stevo Pendarovski, president.

Pendarovski nuk e mbështet idenë e Mini-Shengenit midis vendeve të Ballkanit nëse kjo nënkupton organizim alternative si kompensim për mos-anëtarësim në BE.

“Kur e pash propozimin fillestar për “Mini-Shengenin” i cili thotë se në thelb janë të ashtuquajturat katër të drejtat që janë shtylla të BE-së megjithatë edhe katër elementet në zonën ekonomike evropiane, thash, nëse ky është kompensim për anëtarësim do të them “jo”, faleminderit për këtë iniciativë. Këtë ja propozova edhe kryeministrit Zaev por edhe në takimin e liderëve të partive relevante tek unë, ku diskutuam se çfarë pas “jo”-së nga BE-ja”-pohoi Stevo Pendarovski, president.

Pendarovski mendon se BE-ja e ka kuptuar gabimin e tetorit kur nuk dha datë për fillimin e negociatave.

“Në politikë, posaçërisht në politikën ndërkombëtare, është rregull numër një, nëse një organizatë ose shtet më i madh len hapësirë bosh, atë do ta mbushë një vend tjetër. Në këtë situatë, nëse BE-ja e len këtë hapësirë, jo vetëm Maqedoninë e Veriut por edhe gjithë Ballkanin perëndimor, ka vakum strategjik i cili patjetër do të mbushet nga vende të tjera për një periudhë të shpejtë”-tha Stevo Pendarovski, president./

Te fundit


Kthehu lart