PEN Qendra e Kosovës organizon takim përkujtimor për Zef Chiaramonten - Gazeta Express
string(69) "pen-qendra-e-kosoves-organizon-takim-perkujtimor-per-zef-chiaramonten"

PEN Qendra e Kosovës organizon takim përkujtimor për Zef Chiaramonten

Arte

Gazeta Express

19/02/2024 14:22

Më 20 shkurt 2024, në orën 14:00, në KultPlus Caffe Gallery, PEN Qendra e Kosovës do të organizojë takim përkujtimor, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e Zef Chiaramontes, i cili u nda nga jeta më 11 shkurt 2024.

Me këtë rast, fjalë rasti do të mbajnë: Don Lush Gjergji, Ibrahim Kadriu, Dije Demiri Frangu, Sali Bashota dhe Xhavit Beqiri.
Gjithashtu, do të lexohen poezi të poetit Zef Chiaramonte, si dhe poezi përkushtimi për të.

Lexo Edhe:

Zef Chiaramonte ishte njëri ndër personalitetet më të njohura që dha kontribut në shumë fusha të dijes, arsimit dhe të kulturës arbëreshe.