PEN Qendra e Kosovës boton librin e ri të Fahredin Shehu - Gazeta Express
string(56) "pen-qendra-e-kosoves-boton-librin-e-ri-te-fahredin-shehu"

Arte

Gazeta Express

19/01/2023 15:36

PEN Qendra e Kosovës boton librin e ri të Fahredin Shehu

Arte

Gazeta Express

19/01/2023 15:36

PEN Qendra e Kosovës ka botuar pak ditë më parë përmbledhjen me poezi “Evokimet” të shkrimtarit Fahredin Shehu.

Poezitë në librin “Evokimet”, janë të ndara në cikle, bazuar në frekuencat e Solfeggios, të cilat ndikojnë në gjendjen psikosomatike të njeriut dhe secili kapitull, korrespondon me frekuencën e caktuar me qëllim që të gjejë rezonancën në gjendjen shpirtërore të lexuesit.

Lexo Edhe:

Shehu është autor i mëse njëzetë librave, i cili për më se tri dekada, shkruan ese, romane, tregime të shkurtëra dhe në veçanti shquhet për poezinë me tone filozofiko-mistike dhe lëron një poezi, e cila është shumë intime dhe e cila kërkon përisatje të thellë si dhe njohuri shumëdimensionale.

Poezitë e tij janë përkthyer në rreth 30 gjuhë dhe i sollën çmime ndërkombëtare.

Në në vitin 2022, Lidhja e Shkrimtarëve Kinez, e shpërbleu me çmimin e parë për dy orë program artistik, me operë klasike kineze, të Dinastisë Tang. Ndërsa, në Izrael atij iu botuan në hebraisht liri me poezi “Guaska bojëylber”.

Po ashtu Shehu ishte pjesë e projektit të skulptorit të njohur Italian, Italo Lanfredini, i cili në shtëpinë e familjes Medici në Cremona në Itali, për një muaj mbajti të ekspozuar poezitë të tija të punuara në barkën prej drurit të shelgut. Poezitë e tij janë botuara edhe në Slloveni, Iran, etj./kallxo.com