Pemët janë të shëndetshme, mirëpo duhet ditur kur bën t’i hamë: Në të kundërtën, i bëjnë dëm organizmit! - Gazeta Express

Shneta

Gazeta Express

11/08/2020 7:07

Pemët janë të shëndetshme, mirëpo duhet ditur kur bën t’i hamë: Në të kundërtën, i bëjnë dëm organizmit!

Shneta

Gazeta Express

11/08/2020 7:07

Nutricionistët konsiderojnë që pemët nuk duhet të përzihen me artikuj të tjerë, posaçërisht jo me karbohidrate, sepse zbërthehen më shpejt se buka dhe makaronat

Prandaj, pemët nuk do të duhej t’i hamë pas racionit, sepse të gjithë përbërësit e dobishëm do të fermentohen në lukth dhe do të shndërrohen në thartirë, tranmseton Telegrafi.

Pemët na ndihmojnë ta pastrojmë organizmin nga helmet dhe prandaj është më së miri të konsumohen në lukth të thatë, madje në mëngjes, derisa gjatë ditës rekomandohen midis racioneve, kur jemi të uritur.

Pas ngrënies së pemëve, ju duhet që të pauzoni rreth 30 minuta para se të konsumoni ndonjë ushqim tjetër.

Kështu përshpejtohet metabolizmi dhe çon deri te detoksikimi i organizmit para racionit të ardhshëm.

Pemët zbërthehen shumë shpejt. U nevojitet gjysmë ore që të absorbohen.

Shmangni pemët e përpunuara, të ziera ose të konservuara. Këto përmbajnë sasi të mëdha të sheqernave (artificiale, të dëmshme), aditivëve dhe substance të tjera të padëshirueshme.

Hani vetëm pemë organike në mundësitë tuaja më të mira.