Pemët dhe perimet sezonale


Gazeta Express
9 Dhjetor 2019 12:44

Pemët dhe perimet janë pothuajse pjesë e pandashme e përditshmërisë së njeriut.

Pos shijes, falë vitaminave dhe minerale që përmbajnë, ato luajnë rol të rëndësishëm edhe në shëndetin e gjithsecilit.

Edhe pse mund të konsumohen gjatë çdo stine të vitit, pemët dhe perimet sezonale shijojnë ndryshe.

Pos tjerash, pemët dhe perimet përmbajnë sasi të vogla të sheqerit, kripës dhe yndyrës. 

Kështu, nutricionisti Leonard Nikaçi preferon që ato të konsumohen kur janë të freskëta.

Gjithashtu, moskonsumimi i duhur i pemëve dhe perimeve, sipas Nikaçit, mund të paraqesë probleme edhe në shëndet.

Pa marrë parasysh sezonin, Nikaçi preferon që pemët dhe perimet të përfshihen më së paku në dy shujta gjatë ditës.

Megjithatë, molla mbetet fruta më e pëlqyer edhe nga qytetarët.

Kështu, konsumimi i pemëve dhe i perimeve është shumë i nevojshëm për shëndetin dhe mirëmbajtjen e trupit tuaj./Albulena Demaku/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart