string(87) "pelosi-ia-huq-keq-ia-uron-ditelindjen-legjendes-me-foto-te-nje-personi-tjeter-te-vdekur"

Lajme

Gazeta Express

08/05/2021 13:08

Pelosi ia huq keq, ia uron ditëlindjen legjendës me foto të një personi tjetër…të vdekur

Lajme

Gazeta Express

08/05/2021 13:08

Nancy Pelosi ka bërë një gafë në Twitter, pasi ia uroi ditëlindjen një legjende të bejsbollit me fotografinë e një lojtari tjetër.

E enjtja ishte dita e ditëlindjes për legjendën amerikane të bejsbollit, Willie Mays, i cili mbushi 90 vjet. “Urime ditëlindjen e 90-të për një ikonë amerikane”, shkroi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.

Megjithatë, Pelosi në këtë postim e publikoi fotografinë e një ish-lojtari tjetër, të quajtur Willie McCovey, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

McCovey vdiq në gusht të vitit 2018. Duket se dikush e vërejti gabimin, sepse postimi më vonë u fshi dhe u zëvendësua me një tjetër, me tekstin e njëjtë por me fotografi tjetër.

Stafi i zyrës së Pelosit fajësoi një anëtar të stafit për gafën, duke thënë se dikush e përzgjodhi fotografinë e gabuar, duke kërkuar falje për lëshimin.