Pejë: U rrahën në një lokal, dënohen tre persona - Gazeta Express
string(46) "peje-u-rrahen-ne-nje-lokal-denohen-tre-persona"

Pejë: U rrahën në një lokal, dënohen tre persona

Gazeta Express

03/12/2019 14:32

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar tre persona për shkak se në qershor të këtij viti, pas një përleshjeje i përdorën edhe mjetet e mprehta.

Të pandehurit V.GJ. gjykata i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 1  viti, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Lexo Edhe:

Dënimin me burgim i pandehuri do ta vuajë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi. Të pandehurit E.M. gjykata i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj të cilin i pandehuri nuk do ta vuajë nëse në afatin prej 1 viti nuk kryen vepër të re penale.

Të pandehurit I.M. gjykata i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj të cilin dënim i pandehuri nuk do ta vuaj nëse në afatin prej  1 viti  nuk kryen vepër të re penale. 

Me datë 22 qershor rreth orës 22:25 minuta, në Pejë, në një lokal, për shkak të mosmarrëveshjes në mes të pandehurve V.GJ, E.M dhe I.M, në njërën anë dhe të dëmtuarit A.B në anën tjetër, i pandehuri V me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.B.

Në atë mënyrë që pasi që ishin ulur në tarracën e lokalit i pandehuri V.GJ dhe A.B fillojnë të gjestikulojnë me njëri – tjetrin lidhur me atë se kush kënd dhe pse po e shikon e pastaj nga tavolina ngritën të pandehurit V.GJ, E.M dhe I.M dhe nisen në drejtim të tavolinës së të dëmtuarit A.B.

Në këtë rast, rast i pandehuri V tenton ta godas me grusht por nuk arrin, pastaj i pandehuri E.M e kap me duar për maicë të dëmtuarin duke e goditur me grusht dhe pasi i dëmtuari ngritët nga karrigia e tij, i pandehuri V e kap atë karrige dhe të njëjtën e gjuan në drejtim të dëmtuarit duke e goditur në pjesën e pasme të shpinës dhe pastaj të tre e sulmojnë të dëmtuarin ku në atë moment i pandehuri V.GJ  dhe i dëmtuari A.B nxjerrin nga xhepi brisqet duke e sulmuar njëri – tjetrin me ç’rast i pandehuri V.GJ i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit A.B e të cilat dëmtime në momentin e shkaktimit kanë qenë të rrezikshme për jetë. Me këto veprime i pandehuri V.GJ ka kryer veprën penale vrasje në tentativë ndërsa të pandehurit E.M dhe I.M kanë kryer veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike pala e dëmtuar udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.