Pejë: Stafi shëndetësor proteston, i kërkon shtesat prej 300 eurove - Gazeta Express
string(68) "peje-stafi-shendetesore-protestojne-kerkojne-shtesat-prej-300-eurove"

Pejë: Stafi shëndetësor proteston, i kërkon shtesat prej 300 eurove

Gazeta Express

01/10/2020 8:43

Me dhjetëra punëtorë teknikë të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës po protestojnë sot para këtij institucioni. Ata po shprehen të indinjuar për mosmarrjen e shtesave prej 300 eurove.

Në personelin mbështetës hyjnë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.

Lexo Edhe:

Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shumën e shtesave.

Për të njëjtat arsye personeli mbështetës të cilët janë punësuar në QKUK dhe SHSKUK kanë protestuar edhe dje.