string(65) "peje-nje-23-vjecare-me-probleme-mendore-dyshohet-se-eshte-dhunuar"

Lajme

Gazeta Express

11/12/2023 9:07

Pejë, një 23 vjeçare me probleme mendore dyshohet se është dhunuar

Lajme

Gazeta Express

11/12/2023 9:07

Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore dyshohet se është dhunuar në Pejë.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se janë duke u ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit/ve.

“Pas veprimeve hetimore dhe ekzaminimit mjekësor të viktimës, dyshohet se është dhunuar. Për këtë çështje janë autorizuar nga Prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës për të ndërmarrë veprime hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit apo personave të dyshuar, që e kanë kryer këtë vepër penale”, u shpreh ai.