Pejë: Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen - Gazeta Express
string(61) "peje-arsimtari-dyshohet-se-e-ka-ngacmuar-seksualisht-nxenesen"

Pejë: Arsimtari dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht nxënësen

Lajme

Gazeta Express

23/06/2022 22:54

Një arsimtar i shkollës së mesme të ulët “Lidhja e Pejës” në fshatin Novosellë të Pejës dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të klasës së shtatë.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Lexo Edhe:

Gashi tha se rasti është në fazën fillestare të hetimit dhe për shkak të ndjeshmërisë nuk mund të jepet asnjë informacion tjetër.

Drejtori i kësaj shkolle, Naim Hysaj, i tha Klan Kosovës, përmes telefonit, se rasti është denoncuar në polici nga prindërit e vajzës dhe se organet e rendit kanë qenë në shkollë.

Ndërkohë, drejtori i Arsimit në Pejë, Islam Gega, i tha Klanit, përmes telefonit, se është njoftuar për rastin, por se nuk mund të deklarohet më shumë për shkak të hetimeve.