Pejani e rreh gruan dhe e përzë nga shtëpia bashkë me tre fëmijët - Gazeta Express
string(65) "pejani-e-rreh-gruan-dhe-e-perze-nga-shtepia-bashke-me-tre-femijet"

Pejani e rreh gruan dhe e përzë nga shtëpia bashkë me tre fëmijët

Gazeta Express

18/09/2020 11:20

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në pejë, meqenëse pas një mosmarrëveshje verbale e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka larguar nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tyre, raporton Express.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Lexo Edhe:

“Pejë 17.09.2020-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale,  duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e ka larguar nga shtëpia bashke me tre fëmijët e tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Express