Peja ka regjistruar fitore ndaj Vëllaznimit në kuadër të javës së 22-të në Superligën e Kosovës.
Përballja në palestrën sportive “Shani Nushi” u mbyll me rezultatin 74:92, shkruan Gazeta Express.
Në këtë triumf të pejanëve më të dalluarit ishin Larry Thomas me 25 pikë dhe Justin Edler-Davis me 17 sosh.
Te gjakovarët u dallua Jahenns Manigat me 18 pikë.
Peja është e dyta në tabelë me 38 pikë, tani me bilanc prej 16 fitoreve dhe gjashtë humbjeve.
Ndërsa, Vëllaznimi është i pesti me 31 pikë dhe me bilanc prej nëntë fitoreve dhe 13 humbjeve. /Gazeta Express/
Në një organizim të veçantë, Fondacioni “UBT Jim Xhema” ka ndarë bursa për studentët më të dalluar të UBT-së. Ky...