Peja - Prishtina, derbi i madh i basketbollit në fundjavë - Gazeta Express
string(54) "peja-prishtina-derbi-i-madh-i-basketbollit-ne-fundjave"

Basketboll

Gazeta Express

28/10/2022 15:40

Peja – Prishtina, derbi i madh i basketbollit në fundjavë

Basketboll

Gazeta Express

28/10/2022 15:40

Këtë vikend do të zhvillohet xhiroja e tetë e Superligës në basketboll dhe do të ketë ndeshje shumë interesante.

Kryendeshja do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi” aty ku Peja e pret Sigal Prishtinën.

Lexo Edhe:

Të dy ekipet janë në dy pozitat e para në tabelë. Pejanët nuk dinë për humbje këtë edicion, nga shtatë ndeshje, kanë shtatë fitore, kurse prishtinasit kanë fituar dy sfidat e fundit.

Trepça kërkon të kthehet tek triumfi, pas tri humbjeve rresht. Xehetarët do të paraqiten me trajnerin e ri në Prizren ndaj Pontes.

Përballjen e parë, mitrovicasit e kishin fituar tejet lehtë, por e tillë nuk pritet të jetë këtë vikend.

Një pikë është dallimi mes tyre, me Trepçën si të tretën e prizrenasit si të katërtit.

Takim tejet interesant do të luhet edhe në Suharekë, Golden Eagle Ylli e pret Rahovecin, ndeshje e rivalëve.

Pas një starti të dobët të sezonit, Ylli është këndellur, duke marrë tri fitore rresht, kurse vreshtarët nuk dinë se çfarë është fitorja tash e gjashtë xhiro.

Rahoveci e mbyll renditjen, kurse Ylli ka kaluar në vendin e gjashtë. 

Ballafaqimi i fundit është ai mes Vëllaznimit e Bashkimit. Gjakovarët hyjnë në ndeshje pas trilerit të fituar ndaj Trepçës, vikendin e kaluar, kurse prizrenasit nuk kanë fituar që tri xhiro.

Të kuqtë e Gjakovës, janë të pestit, kurse portokallinjt e Prizrenit të parafundit. /Gazeta Express/