Pas tri fitoreve radhazi, Peja ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Ligën Ballkanike.
Kampionët e Kosovës pësuan humbje sonte nga 13 herë kampionët e Qipros, AEL Limassol, që drejtohen nga ish-basketbollistja e njohur nga ky shtet, Kalia Papadopoulou, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaçi” përfundoi me rezultatin 84:94.
DeAndre Davis me 25 pikë ishte më i dalluari sonte te pejanët. Justin Edler-Davis shtoi 15 sosh.
Ndërsa, më të dalluarit në fitoren e qipriotëve ishin Jordan Shepherd me 29 pikë dhe Adong Makuoi me 24.
Vlen të theksohet se përveç Lis Soshit, i cili po vazhdon me fazën e rikuperimit, sonte te Peja mungoi edhe Sadio Doucoure, për të cilin klubi njoftoi se i është dhënë leje që të jetë pranë familjes së tij, pasi do të bëhet baba.
Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar ndeshjen e ardhshme në Ligën Ballkanike do ta zhvillojë ndaj Sigal Prishtinës, më 29 shkurt. /Gazeta Express/
Në Bau Market, përfitoni zbritje të jashtëzakonshme për pajisjet efiçiente dhe subvencione nga Qeveria e Kosovës! – Kondicionerë: Subvencion...