KB Peja është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.
Klubi pejan njoftoi këtë të hënë se ka nënshkruar me Khaliq Spicer, shkruan Gazeta Express.
Ai luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 206 centimetra.
Spicer ka përvojë me ekipe elitare në Slloveni, Belgjikë, Finlandë, Greqi, Portugali e Rumani.
Njoftimi i plotë nga KB Peja (pa ndërhyrje):
“Ju njoftojmë se klubi jonë ka nënshkruar me qendren amerikane, e gjatë 206cm, Khaliq Spicer.
Lojtari në fjalë ka një përvojë me ekipe elitare në Slloveni, Belgjikë, Finland, Greqi, Portugali dhe së fundi në Rumani.
Mirë se vjen Khaliq Spicer”. /Gazeta Express/
LNeptun, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, sjell edicionin e shumëpritur të kampanjës “Ditët me FAT”...