Can Sevim nuk është më trajner i klubit të
basketbollit, Peja.
Trajneri turk është larguar nga Rrafshi i Dukagjinit
pa lënë gjurmë.
Eliminimi nga Kupa e Kosovës, një objektiv ky i
klubit pejan, bëri që Verdhezinjtë t’i ndajnë rrugët me trajnerin e deritashëm,
shkruan “Gazeta Express”.
Përmes një njoftimi, pejanët e kanë falënderuar
trajnerin për punën e bërë në “Karagaç”, e në ndërkohë i kanë uruar atij
suksese në karrierë.
Shumë shpejt, pejanët do ta prezantojnë trajnerin e ri, i cili do t’i udhëheqë ata drejt objektivit kryesor – titullit të kampionit të Kosovës. /Gazeta Express/