Peja ka shënuar fitore të thellë të dielën në mbrëmje ndaj Proton Cable Prizrenit, në ndeshjen e xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Pejanët fituan në palestrën “Sezai Surroi” ndaj prizrenasve me rezultatin 85:69.
Për “verdhezinjtë” ishte fitorja e dytë rresht, derisa Prizreni e pësoi disfatën e tretë të njëpasnjëshme.
Mysafirët kishin epërsinë nga çereku i parë që përfundoi 25:22, ndërsa në pushim shkuan me epërsi prej pesë pikëve, 47:42.
18:14 u mbyll çereku i tretë, kurse me rezultatin 20:13, Peja fitoi në dhjetëminutëshin e fundit.
Beck Terëell ishte më i dalluari në fitore me 18 pikë, gjashtë kërcime e një asistim.
Te Prizreni statistikat më të mira i pati John Walker, me shtatë pikë e nëntë kërcime.
Peja ka katër fitore e pesë humbje dhe renditet e pesta me 13 pikë, aq sa kanë edhe Sigal Prishtina në vendin e katërt dhe Vëllaznimi në vendin e gjashtë.
Proton Cable Prizreni është i parafundit me 11 pikë, me dy fitore e shtatë humbje.
Të hënën nga ora 19:00, Bora luan përballë Sigal Prishtinës. Kjo ndeshje e mbyll xhiron e nëntë.