Peja e Ylli i duan fitoret e para në shtëpi - Gazeta Express
string(43) "peja-e-ylli-i-duan-fitoret-e-para-ne-shtepi"

Sport

Gazeta Express

29/04/2021 16:37

Peja e Ylli i duan fitoret e para në shtëpi

Sport

Gazeta Express

29/04/2021 16:37

Pejanët e presin Ponten e therandasit Rahovecin, në duelet e treta gjysmëfinale të “play-offit” të FIVE STAR Superligës së Kosovës në basketboll

Peja dhe Golden Eagle Ylli do t’i zhvillojnë në shtëpi duelet e treta gjysmëfinale të “play-offit” në FIVE STAR Superligën e basketbollit.

Lexo Edhe:

Aktualisht, seria e ndeshjeve në dy çiftet gjysmëfinale është e barabartë 1-1, shkruan Gazeta Express.

Andaj, pejanët dhe therandasit do të mundohen t’i regjistrojnë fitoret e dyta në këtë fazë, respektivisht të parat në shtëpi.

Verdhezinjtë u mposhtën nga Ponte Prizreni në sekondat e fundit dhe pas vazhdimeve në duelin e dytë gjysmëfinal.

Ndërkaq, therandasit e fituan përballjen e dytë me Rahovecin në udhëtim duke barazuar gjithçka.

Mirëpo, as Rahoveci e Ponte Prizreni nuk do të rrinë duarkryq.

Edhe këto skuadra i kanë bërë llogaritë e tyre dhe po ashtu e kanë objektiv shkuarjen tutje.

E tash, e premtja do ta përcaktojë skuadrën që do t’i afrohet edhe më shumë finales së madhe.

Siç dihet, ekipi që i fiton tri ndeshje e siguron kualifikimin në finale. /Gazeta Express/