Peja e merr trajnerin që e kishte çuar Maqedoninë Veriore në Evropian - Gazeta Express
string(69) "peja-e-merr-trajnerin-qe-e-kishte-cuar-maqedonine-veriore-ne-evropian"

Peja e merr trajnerin që e kishte çuar Maqedoninë Veriore në Evropian

Basketboll

Gazeta Express

13/01/2021 13:54

Peja është bërë me trajner të ri. Klubi i madh i basketbollit kosovar e ka zyrtarizuar trajnerin e njohur, Jordanco Davitkov.

Trajneri maqedonas suksesin më të madh në karrierë e kishte arritur në vitin 2003, kur kishte arritur që Maqedoninë Veriore ta kualifikonte në Kampionatin Evropian të basketbollit, duke e bërë befasinë e madhe, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kurse, tash e tutje do të punojë në kampionatin kosovar te Peja, e cila e ka zyrtarizuar këtë trajner në krye të shtabit teknik të saj.

Në njoftimin e Pejës thuhet:

 Zyrtare: Jordančo Davitkov është trajneri i ri i KB Peja

Trajneri Davitkov ka qenë trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për vite me radhë. Ai kualifikoj Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të vitit 2003. Ai gjithashtu ka qenë trajner i reprezentacionit të Kuvajtit, ku arriti vendin e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme.

Davitkov gjithashtu ka udhëhequr më shumë sukses skuadra të ndryshme si ajo e Rabotnickit me të cilën është shpallur 4 herë Kampion dhe 4 herë fitues i Kupës në Maqedoninë e Veriut, pastaj është shpallur kampion edhe me ekipen e tij në kampionatin e Kuvajtit si dhe fitues i Kupës atje.

Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tre herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedonas i të gjitha kohërave. Mirë se vjen Jordančo. /GazetaExpress/