string(67) "peja-e-fiton-ndeshjen-dramatike-ndaj-prishtines-ne-ligen-ballkanike"

Basketboll

Gazeta Express

29/02/2024 21:26

Peja e fiton ndeshjen dramatike ndaj Prishtinës në Ligën Ballkanike

Basketboll

Gazeta Express

29/02/2024 21:26

Peja ka shënuar fitore të madhe në duel ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të Ligës Ballkanike.

Pejanët triumfuan 87:84 në një ndeshje dramatike deri në momentet e fundit, shkruan Gazeta Express.

Kur rezultati ishte 83:84 për kryeqytetasit një episod që përfshiu Sirkon shkaktoi polemika.

Madje, nga topi i humbur i Sirkos, Peja shënoi dy pikë për 85:84 kur kishin mbetur edhe tre sekonda lojë.

Prishtina më pas tërhoqi ekipin në shenjë pakënaqësie për t’u rikthyer më pas.

Peja shënoi dy pikë nga gjuajtjet e lira pas teknikeve që morën prishtinasit dhe në fund triumfuan me rezultatin 87:84.

Me këtë fitore, Peja tani ka katër fitore dhe një humbje , kurse Prishtina tri fitore e dy humbje.