KV Peja do ta përfaqësojë Kosovën në Kupën Ballkanike, që do të mbahet në qytetin Sirnak të Turqisë.
Kampionët e Kosovës treguan formë të lartë në sezonin e fundit, ku përveç titullit në Superligë, e fituan edhe trofeun e Kupës – përcjell Gazeta Express.
Tani, pejanët do të kenë mundësi të matin forcat me disa prej top klubeve në Kupën Ballkanike, ku do të marrin pjesë ekipe nga Serbia dhe Turqia.
Edhe skuadra e Dritës do ta përfaqësojë vendin ton në Kupën Ballkanike, si kampione e Kosovës në konkurrencën e femrave.
Kjo garë do të mbahet në qytetin Banja Luka të Bosnjë-Hercegovinës.
FVK ka bërë të ditur se shtatë ekipe do të marrin pjesë nga vendet si Bosnja, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia dhe Turqia. /Gazeta Express/