Peja – Bashkimi, loja kryesore e çerekfinales së Superkupës - Gazeta Express
string(56) "peja-bashkimi-loja-kryesore-e-cerekfinales-se-superkupes"

Gazeta Express

22/10/2020 15:43

Peja – Bashkimi, loja kryesore e çerekfinales së Superkupës

Gazeta Express

22/10/2020 15:43

Reload Superkupa e Kosovës në basketboll vazhdon sonte me ndeshjet tjera çerekfinale, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pa dyshim, ndeshja kryesore e kësaj fazë është ajo në mes të Pejës dhe Bashkimit.

Dy skuadrat do të përballen në mes vete sonte, duke filluar nga ora 19:30.

Ndërsa, ndeshja tjetër çerekfinale e Superkupës do të jetë ajo në mes Golden Eagle Yllit me Ponte Prizrenin, e cila nis në orën 17:00.

Mbrëmë u zhvilluan dy duelet e para çerekfinale.

Sigal Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 88:66 duke depërtuar në gjysmëfinale.

Kurse, Rahoveci ishte më i mirë se Trepça, të cilën e mposhti me rezultat 78:63. /Gazeta Express/