KBF Peja 03 e nisi me fitore aventurën historike në FIBA EuroCup Women 2025/26, duke triumfuar në udhëtim ndaj Levharti Chomutov me rezultat 65:73 (19:16, 19:12, 10:19, 17:26).
Kjo ishte fitorja e parë për një skuadër nga Kosova në këtë garë prestigjioze për basketbollin evropian të femrave.
Vajzat e Pejës treguan lojë të disiplinuar dhe me shumë energji, duke u rikthyer fuqishëm në pjesën e dytë për fitoren e parë evropiane.
Te Peja 03 u dalluan disa prej lojtareve kryesore me paraqitje të shkëlqyera në të dyja anët e parketit ishin Eve Wembanyama me 27 pikë e gjashtë kërcime dhe Jacairan Allen me 18 pikë e 12 kërcime.
Kjo ishte ndeshja e parë për Pejën në fazën e grupeve të EuroCup Women, ndërsa vajzat do të vazhdojnë rrugëtimin me synimin për të përfaqësuar me krenari Kosovën në arenën ndërkombëtare.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...