Në Muzeun “Marubi” më 27 gusht organizohet punëtoria me Jozefina Vokrrin nga ora 10:00 deri në 13:00, titulluar “Peep Show Box: Një teatër prej letre i Pazarit të Vjetër të Shkodrës”.
Punëtoria “Peep Show Box: Një teatër letre i Pazarit të Vjetër” është një aktivitet krijues dhe edukativ që fton nxënësit të ndërtojnë një kutizë të vogël “peep show”, frymëzuar nga fotografitë historike të Koleksionit Marubi që dokumentojnë jetën në Pazarin e Vjetër të Shkodrës.
“Peep Show Box” është një formë mini-teatri vizual, ku përmes një kutie të bërë me dorë, spektatori sheh një skenë të përbërë nga disa shtresa, duke krijuar ndjesinë e thellësisë dhe rrëfimit vizual. Kjo teknikë artistike do të përdoret nga nxënësit për të imagjinuar dhe rikrijuar një pamje nga e kaluara urbane të qytetit tonë .
Kjo teknikë, me rrënjë në teatrin optik të shekullit XIX, do të shërbejë si një mënyrë kreative për të rivizituar kujtesën vizuale të qytetit.