Mesfushori Pedri u paraqit në një emision televiziv dhe u diskutuan shumë gjëra rreth tij dhe klubit katalunas.
Spanjolli zbuloi edhe një detaj në dhomat e zhveshjes, ku tha se Lamine Yamal është ai që lëshon këngët
Megjithatë, tani skuadra e Barcelonës ka “mbetur” pa “dj”, kjo për shkak të muajit të Ramazanit.
“Lamine është ai që zakonisht lëshon muzikën në dhomat e zhveshjes. Por tani nuk mund ta bëjë, për shkak të Ramazanit. Gavi vendos këngë anglisht… edhe pse nuk i kupton fare”, u shpreh Pedri
Kujtojmë që Lamine Yamal është musliman dhe në ndeshjen e fundit ishte agjërueshëm.